Kuvendi Komunal i Drenasit ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës ishte propozimi i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, që të miratojë një deklaratë në të cilën vlerësohet lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përkrahur nga forcat e NATO-s e prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata vlerëson të paprecedent dhe dënon publikimin e njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzë ndaj dy liderëve kryesorë të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke shprehur bindjen për pafajësinë e tyre.
Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se lufta mbrojtëse e UÇK-së ka qenë luftë e imponuar nga dhuna jonjerëzore dhe veprimet gjenocidale të okupatorit serb, se ka qenë luftë e drejtë dhe nuk mund të njolloset asnjëherë. Kujtojmë këtu masakrën e Likoshanit, Abrisë, Vërbocit, Shtuticës, Poklekut, Çikatovës e dhjetëra masakra tjera. Ndjehemi të indinjuar që kryesit e vërtetë të krimeve e gjenocidit nuk janë gjykuar akoma nga Drejtësia Ndërkombëtare dhe ne si përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve të njërës nga komunat më të goditura nga gjenocidi serb, ndjehemi të fyer e të prekur thellë me veprimet e motivuara politikisht të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, tha ndër të tjera Lladrovci.
Edhe përfaqësuesit e partive të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Drenasit shprehën përkrahjen e tyre për luftën e drejtë të UÇK-së, për nevojën për një bashkëpunim më të mirë institucional dhe për nevojën për hartimin e ligjit me të cilën do të mbroheshin vlerat e luftës në mënyrë institucionale. Lufta për çlirim ka qenë luftë e drejtë mbrojtëse, dhe pjesëtarët e UÇK-së janë heronjtë tanë të cilët deri më tani janë ballafaquar me shumë sfida dhe tentativa të pareshtura për etiketim. Agresori i vërtetë është Serbia, dhe kriminelët e vërtetë janë matanë kufirit.
Pas diskutimeve, deklarata u miratua unanimisht. Pas mbledhjes asambleistët dhe ekzekutivi komunal bënë një marshim në qytet dhe bënë homazhe pranë shtatoreve të heronjve të vendosura në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas.
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...