Google ADS

Drenasi shpërblehet me mbi 280 mijë euro për performacë të lartë

15:14 | 4 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bëri të ditur lajmin se Drenasi radhitet ndër komunat më të mira për përformancë, për këtë edhe u shpërblye me grantin me vlerë 287.151 euro, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Lladrovci ka shkruar se “në këtë kohë të pandemisë covid-19 që po kalon Kosova, ndarja e granteve për përformancë më të mirë komunale, është lajm i mirë dhe stimulim për të menaxhuar edhe më mirë gjendjen aktuale shëndetësore. Ne do të vazhdojmë me masat e parandalimit të virusit covid-19, duke respektuar rekomandimet rreth pandemisë”.

Ja postimi i plotë i Lladrovcit në facebook:

Drenasi ndër komunat me përformancën më të mirë në Kosovë, përfitojmë grant me vlerë 287,151 euro

Për këtë arritje të madhe, falënderoj administratën lokale, secilin punonjës si dhe qytetarët për bashkëpunim rreth çështjeve me interes të përbashkët.

Lajm i mirë për qytetarët tanë, Komuna e Drenasit është shpërblyer me grantin e përformancës komunale, për qeverisjen demokratike, në menaxhimin e mirë komunal dhe në ofrimin e shërbimeve.

Ky grant është ndarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me Qeveritë Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze, ku Drenasi është ranguar në vendin e katërt me pikë më së shumti për përformancë më të mirë komunale në mesin e 38 Komunave të Kosovës.

Komuna e Drenasit edhe gjatë vitit të kaluar ka qenë përfituese e disa grantit për përformancë të mirë komunale. Kjo dëshmon se puna dhe përkushtimi ynë ndaj qytetarëve është i vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve të mira komunale si dhe në implementimin e projekteve kapitale në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizim, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përkrahje në zhvillimin e bujqësisë, në ngritjen e cilësisë në arsim, infrastrukturë shkollore, kulturë, sport barazi gjinore dhe fusha të tjera.

Në këtë kohë të pandemisë covid-19 që po kalon Kosova, ndarja e granteve për përformancë më të mirë komunale, është lajm i mirë dhe stimulim për të menaxhuar edhe më mirë gjendjen aktuale shëndetësore. Ne do të vazhdojmë me masat e parandalimit të virusit covid-19, duke respektuar rekomandimet rreth pandemisë.

Kujdesuni për veten dhe të tjerët, rri në shtëpi. Mos i jep mundësi virusit

 

Të ngjashme