Google ADS

Drenasi me parking të veçantë të automjeteve

00:56 | 21 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Në qytetin e Drenasit , komuna ka ndarë një pjesë e cila do t’i takojë qytetarëve për të parkuar automjetet.

Saktësisht zona e tashmë ish-stacionit të autobusëve, u takon gjithë qytetarëve të Drenasit, për të shmangur parkimin e veturave vend e pavend, por, që ato t’i parkojnë në hapësirën e cila nga kjo e enjte është hapur enkas për ngasësit e makinave, për një cmim prej 20 cent, transmeton Klan Kosova.

Kështu ka bërë të ditur për Ora e Fundit, kryetari i kësja komune, Ramiz Lladrovci, i cili apeloi tek qytetarët e Drenasit, që të kenë kujdes me vendparkingjet pasi të gjithë do të gjobiten nëse hasen në vende të ndaluara.

”Sot e kemi hapur simbolikisht si vendparkim por nga nesër do të ketë edhe kujdestari për qytetarët tanë”.

”Unë do të krijojë edhe hapësira në rrugë në qendër të qytetit, por, kjo do të jetë pikënisje që të mos parkojnë në vende të ndaluara”.

”U bëj thirje qytetarëve të Drenasit që do të gjobiten të gjithë ata që parkojnë veturat në vende të ndaluara. Në qendër të qytetit ktu ku jemi është 20 cent për orë, është cmim simbolik për të gjithë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme