Google ADS

Dren Boshnjaku zgjidhet kryesues i Bordit drejtues të SHSKUK-së

10:35 | 20 Qershor 2024
E.K

Dren Boshnjaku është zgjedhur sot kryesues i Bordit drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të SHSKUK.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për zgjedhjen e Kryesuesit të Bordit Drejtues të SHSKUK-së

Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHKUK-se në mbledhjen e 52 – të mbajtur me datë 20.06.2024 konform dispozitave ligjore; me 6 vota PRO, dhe një votë të pavlefshme, në mandat 1 vjeçar ka zgjedhur Kryesues të Bordit Drejtues, Dr. Dren Boshnjakun.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast ka vlerësuar, dhe falënderuar, për kontributin e deritanishëm ish-Kryesuesin Dr. Naim Bardiqin dhe anëtarin e deritanishëm të Bordit Drejtues të SHSKUK-së Dr. Besim Demollin.

Kryesuesi Dr. Boshnjaku në fjalën e tij falënderoj anëtarët e Bordit Drejtues për besimin e dhënë dhe premtoj angazhim maksimal në funksion të ngritjen e cilësisë të shërbimeve shëndetësore nga SHSKUK./Arbresh.info

Të ngjashme