Drejtuesja e USAID-it flet për kontributin e dhënë me Universitetin e Iowa-s ndaj studentëve në Kosovë

07:55 | 13 Maj 2024
E.G

Drejtuesja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka treguar bashkëpunimin që kanë me Universitetin Shtetëror të Iowa-s për të rinjtë në Kosovë.

Power ka folur për kontributin e dhënë në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin e Iowa-s, shkruan Arbresh.info.

“Pjesëtarët e Universitetit Shtetëror të Iowa-s janë duke udhëtuar në Kosovë, shtetin më të ri të Evropës, që studentëve të teknologjisë së informacionit t’iu japin mentorim, t’i udhëzojnë në karrierë e për t’i mësuar rreth mundësive kërkimore që të jenë të përgatitur për të rritur ekonominë teknologjike”, ka thënë ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme