Drejtuesit e komunës nderuan me homazhe dëshmorët e kombit në Mitrovicë.
Nën përkujdesjen e nënkryetarit të komunës, Faruk Mujka, dhe në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, sot janë nderuar me homazhe dëshmorët e kombit në varrezat në Shipol, me rastin e 6 Qershorit- Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Mitrovicës.
Nënkryetari Faruk Mujka i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale, si dhe veteranë dhe invalidë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pasi kanë vendosur buqetën me lule të freskëta, kanë nderuar të gjithë dëshmorët dhe familjarët e tyre që gjendeshin pranë varrezave.
Me këtë rast, nënkryetari Mujka ka vlerësuar lartë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë dëshmorëve nga Mitrovica, duke thënë se dëshmorët e Kombit janë lavdia dhe krenaria e popullit, andaj ata duhet të nderohen e respektohen nga të gjithë./arbresh.info/
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar