Për nder të 28 nëntorit, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, drejtorët komunal, asambleistë dhe përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë që nga mëngjesi homazhe tek ata që ia sollën lirinë Kosovës-dëshmorët e Kombit.
Fillimisht përfaqësuesit e komunës kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Shipol, ku të gjithë bashkërisht vendosen buqetë me lule të freskëta, për të vazhduar më pastaj nderimin në varrezat e dëshmorëve në Prekaz.
Më tutje, delegacioni i komunës, vuri buqetë lulesh tek pllaka përkujtimore e dëshmorit Artim Jashari, shtatorja e heroit Harun Bekën, shtatorja e heroit Shemsi Ahmeti, shtatorja e dëshmorit Safet Boletini, shtatoret e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, shtatores së Mehë Ukës, të gjithë në Mitrovicë.
Në fund, delegacioni i komunës së Mitrovicës, bëri homazhe dhe vendosi buqetë me lule edhe në shtatoren e Heroit Kombëtar Isa Boletini, në sheshin e qytetit./arbresh.info
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...