Drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, sot ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me OJQ “Shoqatën Down Sindrome Kosova”, për implementimin e projektit “Fuqizimi i sistemeve mbështetëse drejt realizimit të të drejtave të personave me sindromën Down”.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është furnizimi i shkollave me mjetet didaktike të cilat do të lehtësojnë procesin mësimor brenda klasës ku mësojnë fëmijë me nevoja të veçanta, me këtë rast për fëmijët me sindromën Down.
Pakoja didaktike përmban; librin “Një histori në 5 minuta”, “Një histori në 10 minuta”, “Një histori në 15 minuta”, “Aventurat tona të verës-1”, “Aventurat tona të verës-2”, Xhepi i shkronjave dhe rrokjeve, Ushtrime grafotomorike të planifikuara 3 lloje, postera, shkronjat e alfabetit, njësitë matëse, veprimet matematikore,format gjeometrike, stinët e vitit, tabela e shumëzimit.
Me këtë pako do të pajisen këto shkolla në Mitrovicë; SHFMU “Migjeni”, SHFMU “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, SHFMU “Jashar Begu”, SHFMU, “Trepça”, SHFMU “Elena Gjika”, SHFMU “Mehë Uka”, SHFMU “Eqrem Qabej”.
Me këtë rast drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, theksoi se gjithëpërfshirja në arsim është në mesin e prioriteteve të Drejtorisë Komunale të Arsimit.
“Këta fëmijë gjithashtu janë fëmijët tanë, është obligim ynë që ti ofrojmë mundësitë e nevojshme, me qëllim që ata të ndihen të barabartë me moshatarët e tyre”, tha ndër të tjerash drejtori Jashari. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...