Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Parqeve kanë filluar rregullimin e oborreve, duke mbjellë kështu fidanë brenda hapësirave të jashtme të Qendrave Mjekësore Familjare në komunën e Prishtinës, transmeton arbresh.info.
“Ju njoftojmë se, Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Drejtorinë e Parqeve kanë filluar rregullimin e oborreve, duke mbjellë kështu fidanë brenda hapësirave të jashtme të Qendrave Mjekësore Familjare në komunën e Prishtinës. Prandaj, sot filloj rregullimi dhe mbjellja e fidanëve në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Breg të Diellit, Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se drejtoria e Shëndetësisë, përveç angazhimit për sigurimin e shërbimeve sa më cilësore, po angazhohet edhe për rregullimin e hapësirave të jashtme brenda QMF-ve./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...