Me kërkesë të Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm, gjatë ditës së sotme inspektorët komunal kanë ndërmarr aksion për largimin e dy kioskave, të vendosura buzë lumit Ibër, të cilat operonin pa leje adekuate nga autoritetet komunale.
Me këtë rast Drejtoria e Inspeksionit, iu është përgjigjur kësaj kërkese, pasi që pronarët e kioskave nuk i kanë kryer obligimet ligjore ndaj komunës së Mitrovicës, dhe kanë shfrytëzuar kioskat edhe pas skadimit të afatit të paraparë të kontratës.
Ky aksion është zhvilluar edhe me asistencë të Policisë së Kosovës, duke ndihmuar në lirimin e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve për qarkullim të lirë të qytetarëve.
Drejtoria e Inspeksionit bën të ditur se aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie, në mënyrë që të lirohen hapësirat e uzurpuar komunale./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...