Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Inspeksionit, ka ndërmarr një aksion për lirimin e hapësirës publike tek njëri nga lokalet i cili shtrihet përgjatë rrugës “Mbretëresha Teutë”.
Lidhur me këtë aksion, zyrtarët komunal nga Drejtoria për Inspeksion, bëjnë të ditur se ky lokal ka shfrytëzuar hapësirën publike duke dëmtuar sipërfaqen e gjelbëruar, me anë të kubëzave, rrethojës me plato dhe inventarë tjerë, pa leje nga organi kompetent.
Prandaj zyrtarët komunal kanë vepruar në bazë të vendimit, i cili është lëshuar me datë 31.10.2019, dhe në bazë të nenit 148 dhe 152 të ligjit Nr.05/031, ku me këtë rast kanë bërë sekuestrimin e kubëzave, rrethojës me plato dhe inventarët tjera, që ishin vendosur përgjatë lokalit dhe të cilat ishin të vendosura në hapësirat publike, pa lejen paraprake nga organet kompetente.
Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdoj me lirimin e hapësirave publike në mënyrë që këto hapësira të kthehen në gjendjen e mëparshme.
Me këtë rast drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, bënë thirrje tek të gjitha bizneset që ti kryejnë obligimet ndaj komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike, në të kundërtën do të shqiptohen gjoba si dhe do të bëhet sekuestrimi dhe konfiskimi i inventarit që gjenden në hapësirat publike./arbresh.info/
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani