Drejtoria e Inspekcionit në vazhdën e monitorimit të përditshëm në Komunën e Drenasit me qëllim të parandalimit të virusit COVID-19, duke u bazuar në Vendimet e Qeverisë, rekomandimet nga IKSHP dhe ato të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga java e kaluar ka zbatuar masa të reja ndaj subjekteve (sidomos atyre ushqimore) duke ju shpërndarë Urdhëresën e nxjerrur nga Drejtoria, me të cilën obligohet secili subjekt për zbatim të masave të specifikuara, siç vijon:
Ju njoftojmë se Inspektorët nga nxjerrja e kësaj Urdhërese e deri më sot, e kanë shpërndarë në formë fizike te afërsisht 150 subjekte për të cilat është krijuar databazë e veçantë .
Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar dhe pritjen për rëndim të situatës gjatë këtyre ditëve, lusim qytetarët e Komunës së Drenasit që gjatë furnizimit me produkte ushqimore në marketet në Drenas, t’i përmbahen Urdhëresave të Qeverisë, rekomandimeve të IKSHP-së, si dhe Urdhëresës së lartcekur në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit dhe subjekteve tona të ju mundësohet zbatimi i plotë i këtyre masave
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...