Google ADS

Drejtoria e Arsimit në Gjilan ndalon kurset private në Shkollat Publike

15:06 | 25 Mars 2019
Arbresh.info

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ndalon mbajtjen e kurseve private brenda dhe jashtë institucioneve Edukativo Arsimore me nxënës që mësimdhënësi i mëson( nxënësit e vet), imponimi për blerjen e mjeteve, marrje e mitos nga nxënësit, prindërit apo nga të tjerët për përmirësim të notave, kalim klase, dhënie provimi apo forma të tjera të ngjashme me qëllim të përfitimit material.

Kjo urdhëresë është mbështetur në rregulloren nr. 016-58780 mbi përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punonjësve në IEA në Komunën e Gjilanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme