Në kuadër të bashkëpunimit , drejtori rajonal i policisë, Nënkoloneli Faton Pllana sot priti në takim zyrtar kryetarin e komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.
Sipas njoftimit, temë diskutimi në këtë takim ishte situata e sigurisë së përgjithshme në rajonin e Ferizajt, me theks të veçantë në komunën e Shtimes, shkruan Arbresh.info.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur situata u vlerësua të jetë e qetë dhe për disa aktivitete që policia i ka ndërrmarrë në parandalim të incidente dhe aksidenteve.
Drejtori rajonal e njoftoi kryetarin edhe për disa fushata vetëdijësuese që policia e stacionit në Shtime po i zhvillon me komunitetin dhe për organizimin e ligjëratave në shkollat e kësaj komune, me qëllim parandalimin e dukurive negative.
Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet policisë dhe komunës së Shtimes, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme në rajon.
E në anën tjetër, kryetari Aliu e falënderoi drejtorin rajonal për pritjen dhe e uroi për pozitën e re, Drejtor Rajonal i Policisë për rajonin e Ferizajt, ndërsa ofroi gjithë mbështetjen e tij në përkrahje të policisë për sigurinë e përgjithshme në rajonin e Ferizajt./Arbresh.info/
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...