Drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Çitaku, ka dhënë një tjetër informacion mbi masën e qytetarëve të mbledhur në Stacion, në tri netët e fundit.
Duke folur për televizionin publik, Çitaku ka thënë se ka vërejtur se ka pasur grupe të njerëzve të cilët kanë ardhur në Stacion të Autobusëve e që sipas tij, për qëllim kanë pasur nxitjen e njerëzve për të ikur.
“Sa për informacion, kemi përcjellë kamerat që janë të vendosura në Stacion dhe duke mos përjashtuar grupe të caktuara të të rinjve të cilët, pas shiqimit të kamerave në Stacion, është vërejtur se në tri netët e kaluara, një grup prej 15-20 personave të njëjtë kanë qenë këtu duke bërë lëvizje të akorduara ose të çakorduara dhe bëjnë nxitjen e të rinjve për të lëvizur në drejtim të Beogradit”, ka thënë Çitaku.
Sipas tij, masa e njerëzve që ka qenë e grumbulluar në tri netët e fundit në Stacion kanë qenë më shumë njerëz kureshtar që kanë dalë të shikojnë se çfarë po ndodhë, duke i fajësuar edhe mediat se e kanë bërë të madhe çështjen e emigrimit.
Mbrëmë është raportuar për njerëzit e mbledhur te Stacioni i Autobusëve e të cilët kanë dhënë intervista për media të ndryshme, duke u shprehur të gatshëm që të ikin nga Kosova si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike në vend.
Shumica e tyre kanë qenë njerëz të cilët kanë tentuar të dalin edhe më herët, në valën e emigrimit që ndodhi në shkurt të vitit 2015.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës