Banorët e Mitrovicës do të mblidhen sërish për protesta në qytet. Deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Igor Simiq, i bën thirrje pas një takimi të shtabit të krizës nga katër komunat e veriut të Kosovës që njerëzit të mos bien pre e provokimeve.
Ai thotë se provokimet do të vazhdojnë. Krahas qytetarëve, më të cënuarat janë institucionet, si qendra shëndetësore por edhe qendra studentore, e cila duhet të ushqejë 5000 studentë.
„Prishtina me vendimin e saj po cënon jetën e njerëzve mbi baza etnike“, thotë drejtori i Qendrës Shëndetësore, Milan Ivanoviq pwr Deutsche Welle. Ai pohon se Qendra ka probleme në furnizimin me medikamente, materialet për spital dhe gjërat e tjera të domosdoshme.
„Deri tani kemi mjaft gjëra për të trajtuar të gjitha pacientët, por nëse kjo vazhdon, atëherë me siguri që do të kemi probleme. Nga frika prej shqiptarëve, javën e fundit kemi pasur përgjysmë më pak lindje, ndërsa tri ditët e fundit kemi pasur në spital vetëm një lindje, që është shumë më pak se zakonisht. Problemet më të mëdha i kemi me mungesën e oksigjenit, sepse për më shumë se një muaj nuk e kemi miratimin e Ministrisë kosovare të Shëndetësisë për mallra të reja”, thotë drejtori i spitalit Ivanoviq.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi