I pari i spitaleve të Kosovës thotë se me kapacitetet aktuale situata me coronavirusin është nën kontrollë.
Drejtori i SHSKUK Basri Sejdiu ka thënë për RTV Dukagjinin se mbushja e kapaciteteve në Klinikën Infektive i kanë detyruar që të zgjerojnë kapacitetet në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë.
“Nga nesër do të zgjerohen edhe hapësirat në Mjekësinë Sportive ku kemi shtretër me respiratorë në mënyrë që pacientët me gjendje më të rënduar të trajtohen sa më mirë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Sejdiu thotë por në rast nevoje do të shqyrtojnë mundësinë që të zgjerohen hapësirat edhe me spitalet rajonale.
“Në Klinikën Infektive kemi shtatë respiratorë dhe në Mjekësinë Sportive tash i kemi 32 shtretër të pajisur të gjithë me respiratorë. Varësisht nga nevoja edhe në spitalet rajonale do të futen në përdorim respiratorët”.
Sejdiu thotë se gjatë javës së kaluar kanë marrë donacion rreth 20 respiratorë dhe sipas tij edhe gjatë kësaj jave pritet të vijnë edhe 20 respiratorë tjerë.
“Në të gjitha spitalet kemi rreth dy mijë shtretër dhe nuk e kemi problemin e shtretërve. Edhe për respiratorë nuk besoj se do të kemi problem”.
Drejtori i SHSKUK thotë se spitalet do të marrin përsipër shërbimet terciare dhe sekondare në mënyrë që të mos sjellin pacientë në Klinikën Infektive.
Sejdiu thotë se mbajtja e distancës dhe bartja e maskave është mënyra më e lehtë për t’u mbrojtur nga koronavirusi
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...