Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti sot në takim shefin EULEX-it, Lars – Gunnar Wigermark, me të cilin biseduan lidhur me sigurinë në institucione korrektues, situatën e krijuar nga pandemia, si dhe menaxhimin e masave mbrojtëse ndaj Pandemisë “Covid 19”.
Gjatë takimit, Thaçi e njoftoi Wigermark rreth sfidave dhe të arriturave të SHKK-së, reformave, menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë “Covid 19” brenda institucioneve korrektuese, e po ashtu edhe mbi programet trajnuese për stafin korrektues dhe të burgosurit, raporton arbresh.info.
Tutje, Thaçi ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e EULEX-it, i cili po vazhdon ta mbështesë SHKK-në në këto rrethana.
Wigermark në kudër të diskutimit e përgëzoi z. Thaçi për punën dhe të arriturat e SHKK-së, si dhe për menaxhimin e situatës dhe të parandalimit të përhapjes së infektimit në institucionet korrektuese.
Wigermark u shpreh se misioni të cilin e drejton është përqendruar në përkrahjen e SHKK-së, me ç` rast shprehu gatishmërinë se EULEX-i do të vazhdojë ta mbështes SHKK-në, sidomos në fushën e trajnimeve duke ofruar përkrahje në të gjitha fushat, në veçanti me pajisje për institucionet korrektuese.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...