Drejtori i bordit të drejtorëve të ndërmarrjes Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, Ilir Rexhepi, i cili është shkarkuar së fundmi nga Qeveria Kurti, ka thënë se nuk mban në mend të jetë vepruar në një formë të tillë të pabazuar në ligje.
Ai ka thënë se masa të tilla janë përdorur vetëm në periudhat e dhunshme të Sllobodan Millosheviqit.
“Unë kam pasur fatin të punoj në institucione që nga Qeveria e përkohshme nëpër pozicione të ndryshme dhe nuk mbaj mend të jetë vepruar në një formë të tillë të pabazuar në ligje”.
“Në rastin konkret është përsëritur një masë që është përdorur vetëm në periudhat e dhunshme të Sllobodan Millosheviqit – krahasim i rëndë, por real sepse emërimet që janë bërë nuk janë bazuar askund. Askujt nuk i jepet e drejta të marrë militantë nga rruga dhe t’i sjellë në institucione pa e zbatuar një procedurë të thjeshtë”, tha ai, në Klan Kosova.
Rexhepi e ka arsyetuar punësimin e tij në bordin në fjalë duke thënë se iu është nënshtruar testimit të komisionit kompetent.
“Kur thuhet emërim i parregullt, duhet të thuhet se cili është emërimi i parregullt. Kush i ka konstatuar ato shkelje nëse ne i kemi bërë?. Le të urdhërojnë dhe le të hetojnë se çfarë shkelje është bërë qe pesë vjet që jam në detyre; atëherë unë do të jap përgjegjësi”.
“Për shkarkimin u njoftova përmes mediave; prandaj thash aksham-pazari. Personat e emëruar i njoh, absolutisht janë të koalicionit qeveritar, njëri është nga VV dhe tjetri nga komuniteti boshnjak”.
“Shkollimin nuk e konteston askush, por mos të tentojnë t’ia shesin opinionit se po punësojnë profesionistë sepse të tillë jemi edhe ne”.
“Unë ju kam nënshtruar konkursit publik dhe nuk kam ardhur nga rruga. Prandaj ne do t’i drejtohemi gjykatës sepse kjo Qeveri nuk ka të drejtë të veprojë kështu duke sjellë militantë të tyre nëpër borde. Në një shtet demokratik nuk mund ta marrësh një njeri nga rruga dhe ta sjellësh në institucion sepse ka procedura dhe legjislacion që duhet respektuar”.
I pyetur nëse është anëtar i ndonjë subjekti politik, posaçërisht i partisë Nisma Socialdemokrate, ai e ka mohuar një gjë të tillë.
“Nuk kam qenë pjesë e asnjë subjekti politik. Bindjet individuale nuk mund t’i ndryshojë askush, por unë s’kam qenë kandidat për deputet. Unë kam miq nga të gjitha partitë – edhe në Vetëvendosje”.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë