Drejtori i Policisë së Prizrenit dhe Totaj flasin për situatën e sigurisë

15:53 | 16 Korrik 2024
E.G

Drejtori i policisë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Kolonel Faton Alija bashkë me Shefin e Sektorit Rajonal të Operativës, Major Vebih Zekolli dhe komandantin e Stacionit Policor të Prizrenit , kapiten Nexhdet Mrasori ishin në takim punë me kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Në takim fillimisht u njoftuar kryetari për ndryshimet e reja në strukturën udhëheqëse të policisë në Prizren, pastaj u bisedua për situatën e sigurisë dhe rendit në Rajonin e Prizrenit, shkruan Arbresh.info.

“Theks i veçantë iu dha sezonës verore dhe ardhjes se mërgimtarëve , çështjen e parkingjeve në qytet etj. Gjithashtu u diskutua edhe situatën e temperaturave të larta dhe zbatimin e vendimit të qeverisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia vlerësoi se takimi ishte i frytshëm dhe në dobi të ngritjes së sigurisë dhe rendit në qytetin e Prizrenit./Arbresh.info/

Të ngjashme