Google ADS

Drejtori i Policisë së Prizrenit dhe ambasadori i Shqipërisë bisedojnë për sigurinë në këtë rajon

20:04 | 6 Shkurt 2024
E.G

Drejtori i policisë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren,  Kolonel Faton Alija ka pritur në takim pune ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj bashkë me stafin e tij.

Sipas njoftimit, në këtë takim u bisedua për sigurinë në Rajonin e Prizrenit si dhe bashkëpunimin dhe sfidat që i ka kjo zonë si zonë kufitare me Shqipërinë, shkruan Arbresh.info.

“U bisedua edhe për bashkëpunimin e mirë që Policia e Kosovës ka me Policinë e Republikës së Shqipërisë dhe nga të dy palët u premtua se ky bashkëpunim do të intensifikohet dhe të rritet në të ardhmen, e gjithë kjo më qëllim të krijimit të një ambienti më miqësorë dhe më të sigurt për qytetarët e të dy vendeve .”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme