Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së), Rashit Qalaj, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të PK-së dhe OSBE-së, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Vjen të Austrisë.
Gjatë kësaj vizite pritet të realizohen takime të niveleve të ndryshme, përfshirë takime me Drejtorin e Byrosë Federale të Antikorrupsionit, Drejtorin e Shërbimit të Inteligjencës Kriminale, Drejtorin e Policisë së Landit të Vjenës, si dhe takime të niveleve tjera.
“Sot 12 nëntor 2019, janë realizuar takime me zyrtarët e Sekretariatit të OSBE-së, konkretisht të Departamentit të Kërcënimeve Transnacionale, si me znj.Georgia Holmer, zt.Guy Vinet dhe zt.Deniss Cosgrove, ku janë diskutuar tema të ndryshme, si terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, krimi i organizuar transnacional, trafikimi i qenieve njerëzore, trafikimi me narkotik, menaxhimi kufitar, tregtimi ilegal i armëve etj, përfshirë edhe diskutimet rreth konceptit të Policimit të Udhëhequr nga Inteligjenca”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtori Qalaj ka falënderuar zyrtarët e OSBE-së për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që OSBE-ja ka bërë dhe po bën ndaj Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme, që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve policore.
Këto takime kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral, shkëmbimin dhe rritjen e përvojave në parandalimin dhe luftimin e rreziqeve dhe kërcënimeve në fushën e sigurisë, përfshirë terrorizmin, krimin e organizuar, krimin transkufitar, krimin kibernetik, migrimin ilegal etj./arbresh.info
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje