Gjatë ditës së sotme, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin Michael Davenport, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë.
Gjatë takimit u vlerësua lart bashkëpunimi OSBE-PK, e në veçanti me Davenport, përcjell Arbresh.info.
Njëkohësisht kolonel Hoxha falënderoi ambasadorin për mbështetjen e pakursyer që ka dhënë OSBE-ja për Policinë e Kosovës.
Nga ana tjetër ambasadori Davenport shprehu falendërimin dhe mirënjohjen, për komunikimin, bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive të Policisë së Kosovës ndaj organizatës nderkombëtare, konkretisht OSBE-së./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?