Google ADS

Drejtori i Policisë së Kosovës gjatë vizitës zyrtare në ShBA, takon prokurorin McMahon

16:11 | 21 Tetor 2023
E.K

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha po qëndron për vizitë zyrtare në ShBA.

Gjatë kësaj vizite, bëhet e ditur se ai ka zhvilluar një takim me Prokurorin e Qarkut, McMahon.

Në këtë takim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të PK-së, imami Tahir Kukaj nga Qendra Kulturore Islame Shqiptare dhe Vanessa Limani nga zyra e senatorit Scarcella-Spanton.

‘Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mori pjesë në konferencës e shefave të policive, realizoi edhe disa takime të rëndësishme, ndër to edhe takimin me Prokurorin e Qarkut z.McMahon.
Në këtë takim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të PK-së, imami Tahir Kukaj nga Qendra Kulturore Islame Shqiptare dhe Vanessa Limani nga zyra e senatorit Scarcella-Spanton”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme