Google ADS

Drejtori i Policisë priti në takim zv.Avokatin e Popullit

15:35 | 24 Janar 2024
K.B

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur në takim zëvendës Avokatin e Popullit, Basri Kastrati me stafin e tij.

Hoxha e falënderoi Kastratin për përkrahjen nga Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) për Policinë e Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm në mes të PK-së dhe IAP-it dhe në veçanti u diskutua për Mekanizmin Kombëtar për Parandalimin e Torturës, me mandat monitorimin e të drejtave të njeriut.

Dy palët u dakorduan për vazhdimin si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit edhe në të ardhmen./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme