Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Në këtë takim u diskutua për tema të rëndësishme në interes të të dy institucioneve, e që rezultojnë direkt në interes të sigurisë së përgjithshme dhe shërbimit ndaj qytetarëve të kryeqytetit.
Hoxha, njoftoi Ramën se me qëllim të avancimit të bashkëpunimit dhe shërbimit ndaj nevojave të qytetarëve dhe vetë kryeqytetit, Policia e Kosovës, në kuadër të strukturës së re organizative, ka themeluar edhe Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit, e cila është në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, thuhet në njoftimin për media.
Krijimi i kësaj drejtorie do të ndihmojë dhe do të avancojë bashkëpunimin e mëtejmë ndërinstitucional dhe do të jetë në shërbim ndaj nevojave të qytetarëve të kryeqytetit.
Ndër të tjera u diskutua edhe rreth sigurisë së përgjithshme, vendosjes së kamerave në kryeqytet, sigurisë së trafikut rrugor, të gjitha këto në interes të ofrimit të shërbimeve më të mira dhe më efikase ndaj banorëve të kryeqytetit.
Të dy përfaqësuesit u zotuan për intensifikim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët./Arbresh.info/
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion