Drejtori i Policisë, pret komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it, temë diskutimi situata në vend

09:23 | 2 Gusht 2023
K.B

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Gazmend Hoxha ka pritur në takim komandantin e KFOR-it major gjeneral Angelo Michele Ristuccia dhe shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Siç bën të ditur policia ky takim u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që mban Policia e Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in.

Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në tërë territorin e Kosovës përfshirë edhe zhvillimet e fundit në veri të vendit

Si dhe u vlerësua me interes të përbashkët bashkëpunimi dhe koordinimi në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive përkatëse, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si qëllim i përbashkët./Arbresh.info/

Të ngjashme