Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka vizituar sot zyrtarët policorë, të cilët intervenuan në incidentin e zjarrit në një ndërtesë kolektive.
Mehmeti si shenjë respekti dhe falënderimi ndaj këtyre zyrtarëve policor u ka dhuruar atyre nga një pllakat policore, shkruan arbresh.info.
Bashkë me drejtorin e policisë në një vizitë zyrtare në Stacionin e Policisë në Fushë Kosovës, ishin edhe drejtori i Departamentit për Operacione Gazmend Hoxha dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës Fahredin Verbovci.
“Qëllimi i kësaj vizitë pune ishte njohja nga afër me punën dhe angazhimet që kryejnë zyrtarët policorë në këtë stacion në parandalimin e krimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve me theks të veçantë takimi i zyrtarëve policorë të cilët intervenuan me profesionalizëm në ofrimin e sigurisë dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve në incidentin e zjarrit të ndodhur më 17.03.2021 në një ndërtesë kolektive në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.
Në shenjë përkrahjeje dhe mbështetje të stacionit policor dhe zyrtarëve që intervenuan në rastin e incidentit të zjarrit, drejtori Mehmeti dy zyrtarëve iu dhuroi nga një pllakat policore për punën profesionale që kanë bërë gjatë intervenimit ku kanë arritur të ofrojnë siguri për qytetarët dhe të shpëtojnë jetën e tyre. Po ashtu një pllakat policore dhe disa pajisje logjistike (kompjuterë) iu dhuruan komandantin të stacionit policor.
Drejtori Mehmeti falënderoi stafin policorë për angazhimet, rezultatet e arritura dhe për punën e tyre të deritanishme në këtë situatë sfiduese nga pandemia dhe njëkohësisht kërkoi nga të njëjtit që të vazhdohet me punë profesionale në interes të vendit dhe qytetarëve, përderisa menaxhmenti do të vazhdojë ta ketë prioritet përkrahjen dhe mbështetjen në vazhdimësi.
Përveç tjerash, nga udhëheqësit dhe mbikëqyrësit e stacionit policor u kërkua që të vazhdohet ngritja e përgjegjësisë në menaxhim dhe mbikëqyrje nga eprorët e të gjitha niveleve me qëllim të avancimit të metejmë të besueshmërisë dhe imazhit të Policisë së Kosovës, si organizatë profesionale e thirrur për t’u shërbyer qytetarëve.
Policia e Kosovës njëkohësisht falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar ndaj Policisë, dhe gjithashtu PK-ja do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe shërbimin sa më efikas ndaj qytetarëve të saj./arbresh.info/
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...