Drejtori i Policisë çon katër tenderë në Inspektorat

21:16 | 15 Prill 2019
Arbresh.info

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në Puls të KTV-së ka bërë të ditur se ka çuar katër tenderë në Inspektorat të Policisë.

Ai ka bërë të ditur se në Inspektorat ka dërguar tenderin për vetura, atë për tonerë, për uniforma dhe për pjesë të autobusëve.

Ka folur edhe për lëvizjet e drejtorëve nëpër drejtoritë rajonale ku ka shtuar se nuk ka kthim në vendimet e tij, por ka thënë se lëvizjet janë bërë me bindjet se kur një zyrtar rri gjatë në një pozitë mund të lodhet nga ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme