Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë i PK-së realizuan një takim zyrtar në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës, për të diskutuar rreth punës dhe angazhimeve policore përfshirë integritetin, kodin e etikës, komunikimin, mbikëqyrjen si dhe qasjen ndaj qytetarëve.
Drejtori Mehmeti, në këtë vizitë pune, në të cilin ishin prezent menaxhmenti i Drejtorisë Rajonale Prishtinë, komandantët e stacioneve, epror dhe mbikëqyrës të niveleve të ndryshme, i falendëroi ata për angazhimet, rezultatet e arritura dhe për punën e tyre të deritanishme në këtë situatë sfiduese nga pandemia, shkruan arbresh.info.
Njëkohësisht Mehmeti kërkoi nga të njëjtit që të ngritët përgjegjësia në menaxhim dhe mbikëqyrje nga eprorët e të gjitha niveleve me qëllim të avancimit të mëtejme të besueshmërisë dhe imazhit të Policisë së Kosovës, si organizatë profesionale në shërbim të qytetarëve.
Po ashtu të mbikëqyret puna e zyrtarëve policorë në terren që të kenë komunikim dhe qasje profesionale në të gjitha rastet pa marr parasysh rrethanat me të cilat përballen, duke treguar përgjegjësi dhe llogaridhënie në interes të shërbimit sa më cilësor ndaj nevojave të qytetarëve.
Menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të mbetet i përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit, andaj me qëllim të një shërbimi sa më efikas, nuk do të tolerohen sjelljet e mundshme jo profesionale dhe tejkalimi i autorizimeve policore.
Policia e Kosovës njëkohësisht falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar ndaj Policisë, njëherë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm apo sjellje të mundshme joprofesionale nga ana e zyrtarëve policorë./arbresh.info/
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...