Edon Maliqi ka dërguar një letër në adresën e portalit lajmi.net ku i drejtohet kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakut, duke i treguar për një konkurs që i është bërë e padrejtë dhe është favorizuar Fitim Berisha, që ka dal i pari me pikë në testin e parë, gjithsej me 68 pikë.
Maliqi ankohen se Berishës i është përshtatur konkursi, pasi nuk është kërkuar fare përvojë pune për këtë pozitë.
Ai shkruan në letër se konkursi qysh kur është shpallur e ka përcaktuar fituesin.
“Kur e keni shpallur konkursin ju e keni përpiluar në atë mënyrë që fituesi (i punësuari) dihet qysh në fillim. Këtë e them duke u bazuar në kriteret që i keni vendosur në konkurs”, shkruan ne letrën e tij Maliqi, raporton lajmi.net.
Por, përveç akuzave për përshtatje të konkursin që i ka bërë Maliqi, Fitim Berisha po del të jetë djali i vëllait të Bedri Dobrës, drejtorit të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Vushtrrisë.
Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me Dobrën përmes telefoni, por nuk është përgjigjur.
Lajmi.net ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku,
“Ankesa e tij është në procedurë, është komisioni i ankesave që bënë vlerësimin e ankesave. Është përvoja punës, me konkurs nuk kërkohet përvoja e punës”, ka thënë Mulaku për lajmi.net.
Komuna ka njoftuar me 13 korrik se në listën e ngushtë të kualifikimit janë përfshirë 3 persona, ku i katërti në listë është Fitim Berisha.
Ndërsa për testin me shkri, thuhet, se do të njoftohen nga Komuna e Vushtrrisë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...