Drejtori i Komisionit Evropian: Kosova mund t’i përfitojë 883 milionë euro

16:20 | 27 Tetor 2024
E.H

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të shtunën ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë, ku është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Një ditë më pas, vartësi i saj, drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman, ka përgëzuar Kosovën për Agjendën e Reformave.

Koopman me anë të një postimi në platformën X, theksoi se vendi i vogël ballkanik mund të përfitojë 883 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

“Miratimi i Agjendës së Reformave për Kosovën do t’i lejojë asaj të zhbllokojë 883 milionë euro, për të sjellë përpara konvergjencën socio-ekonomike dhe për të zbatuar reformat e orientuara drejt BE-së”, ka shkruar Koopman./Arbresh.info

Të ngjashme