Kanë kaluar plotë pesë vjet që nga pandemia globale COVID-19.
Kina ka nisur vitin 2025 me një shpërthim të rasteve nga një ‘virus misterioz’, i cili ka arritur deri në Evropë.
Bëhet fjalë për metapneumovirusi njerëzor (HMPV), një virus respirator, i cili shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe ftohjen, por ai mund ta rrisë rrezikun apo të shkaktojë më shumë komplikime, si bronkiti apo pneumonia.
Lidhur me këtë, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, në një përgjigje për Arbresh.info ka thënë se ky virus i përket të njëjtës familje si virusi i Fruthit dhe virusi i Shytave, ndërsa për herë të parë është vërejtur në vitin 2021 tek njerëzit.
“Human Metapneumovirus (HMPV) është sëmundje akute ngjitëse që shkaktohet nga virusi i HMPV. Sëmundja është vërejtur për herë të parë të njerëzit në vitin 2001, ndonëse janë mbetur sekuenca gjenetike të këtij virusi edhe në mostrat humane nga viti 1971. Virusi i përket të njëjtës familje si virusi i Fruthit dhe virusit te Shytave, është ARN virus i familjes Paramiksovirus. Burim i infeksionit janë njerëzit e sëmurë në stadin e pranisë së infeksionit të freskët”, thotë ai.
Vishaj shpjegon se çfarë shkakton virusi kur futet në organizëm, teksa thekson se moshat më të prekura janë fëmijët e vegjël nga mosha 6 deri 12 vjeç dhe personat me moshë mbi 65 vjeç.
“Rrugët e përhapjes janë përmes sperklave gjatë komunikimi te afërt, përmes duarve dhe kontaktit të afërt. Porta hyrëse është përmes gojës dhe mukozave të dukshme si sytë hundët. Kur virusi futet në organizëm shkakton sëmundje zakonisht të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, në disa raste prek edhe rrugët e poshtme të frymëmarrjes duke shkaktuar edhe pneumoni bakterore sekondare të rëndë. Moshat më të prekura janë fëmijët e vegjël, fëmijët nga mosha 6 deri 12 vjeç dhe personat me moshë mbi 65 vjeç. Kjo sëmundje paraqitet si formë e lehtë ne shumicën e rasteve por të personat me imunitet te dobësuar mundet të ashpërsohet dhe të dëmtoj rëndë shëndetin”, thekson ai.
Ai thotë se rastet e regjistruara në Kinë, Indi e në Britaninë e Madhe, janë paralajmërim që ky virus shpejt mund të përhapet dhe në Kosovë.
“Rastet e regjistruara në Kinë pastaj edhe në Indi dhe tash së fundmi në Britaninë e Madhe, janë tregues se ky virus shumë shpejtë mundet të vijë te ne. Kosova është vend i hapur me tërë botën, popullata jonë udhëton dhe është e shpërndarë në pothuajse tërë globin. Me qellim të parandalimit dhe kontrollit të Infeksionit ne duhet t’i respektojmë me rigorozitet”, shprehet ai.
Tutje, Vishaj tregon simptomat e këtij virusi, gjithashtu thekson dhe rekomandimet e IKSHPK-së për parandalimin e tij.
“Rekomandimet te IKSHPK që janë: Kujdesi i shtuar i frekuentimit te hapësirave të mbyllura me turma me njerëz, higjiena personale, distanca dhe kur personat kanë simptoma të gripit të qëndrojnë në shtëpi. Simptomat janë si te gripi i zakonshme, me temperaturë, ethe, rrjedhje hundesh, lodhje, plogështi, kollë, rraskapitje dhe në raste të renda edhe vështirësi në frymëmarrje dhe kërkesë për spitalizim”, shpjegon ai.
Sipas tij, për momentin nuk ka vend për panikë.
“Deri më tani nuk ka raportime se ka nevojë për masa kundër epidemike siç i kemi pasur me COVID-19 .Nuk ka vend për panik, Terapia është simptomatike dhe nuk ka medikament kundër këtij virusi. Klinika Infektive është duke vëzhguar situatën epidemiologjike me vëmendje të shtuar dhe kemi marrë masat e duhura duke përgatitur Planin e Veprimit në raste të paraqitjes së sëmundjes në vendin tonë. Praktika e arritur me COVID-19 dhe infrastruktura Spitalore na japë mundësi të përballemi me sukses edhe në këtë sfidë që ndoshta na pret”, përfundon ai.
Vitija: Kosova nuk përjashtohet nga rreziku i HMPV-së
Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të shëndetësisë, Bujar Vitija për Arbresh.info, thotë se ky virus nuk është situatë e njëjtë me COVID-19, e cila ka qenë një sëmundje e panjohur për mjekësinë.
“Disa vende në botë kanë alarmuar për situatën me virusin HMPV për shkak të rritjes së shpejt të numrit të pacientëve nëpër spitale. Kjo është arsyeja pse është alarmuar. Domethënë një situatë emergjente matet me numrin e pacientëve të shtrirë në spitale. Fatmirësisht nuk është situatë e njëjtë me Covid-19, e cila ka qenë një sëmundje e panjohur për mjekësinë”, thekson Vitija.
Ai nuk përjashton mundësinë që Kosova rrezikohet nga HMPV, për shkak të lëvizjes së njerëzve sidomos gjatë festave të fundvitit.
“Sigurisht se edhe Kosova nuk përjashtohet nga HMPV dhe potencialisht mund të prekemi shpejt për shkak të lëvizjes së njerëzve sidomos në festat e fundvitit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik duhet ta monitoroj situatën dhe të jap rekomandime Ministrisë së Shëndetësisë për masat që duhet të merren, dhe gjithashtu t’i rekomandoj qytetarët se di duhet ta parandalojnë këtë sëmundje”, përfundon ai.
Ministri Vitia: Nuk ka nevojë për panikë, kemi marrë të gjitha masat
Lidhur me këtë virus, në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën tha se deri tani në Kosovë nuk është paraqitur asnjë rast me virusin HMPV, duke shtuar se janë marrë të gjitha masat në rast nevoje për të përballuar çdo situatë rreth këtij virusi.
Ministri Vitia ka thënë se nuk duhet të ketë panik te qytetarët për këtë sëmundje.
“Nuk kemi akoma rast me HMPV. Nga IKSHPK-ja janë në kontakte të vazhdueshme me të gjitha mekanizmat më adekuat që ekzistojnë për këtë problem dhe jemi në kontakt me OBSH dhe çdo institucion tjerët. Në momentin e parë që paraqitet një rast menjëherë merren masat me rekomandimet e IKSHPK-së. Asnjë lloj panike nuk ka për qytetarët. IKSHPK dhe SHSKUK veç kanë filluar masat dhe përgatitjet. Nëse do të kishte arsye për panik, ne do të kishim dalë me informata, nuk ka asnjë arsye për të pasur panik për këtë”, ishte shprehur ai.
Ndryshe, HMPV ka regjistruar një rritje të shpejtë të rasteve në provincat veriore të Kinës, veçanërisht te fëmijët.
Mirëpo, ky virus nuk po mbush vetëm spitalet në Kinë, pasi gjatë ditës së djeshme është zbuluar një rast edhe në Selanik.
HPMV thuhet se ka më shumë gjasa të përhapet nga personi i infektuar tek të tjerët përmes, pikave gjatë kollitjes dhe teshtitjes, kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve dhe prekjes së objekteve ose sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.
Autoritetet më të larta botërore të shëndetësisë nuk e kanë cilësuar situatën lidhur me HMPV-në si një emergjencë globale shëndetësore, mirëpo ato kudo kanë forcuar sistemet e monitorimit të sëmundjeve ngjitëse dhe kanë rritur kujdesin./Arbresh.info/Rita Jakupi/
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...