Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani, ka dal sot në një konferencë për media ku ka folur për vdekjen e dy pacientëve nga gripi sezonal.
Ai ka bërë të ditur se pacientët, një burrë dhe një grua janë pranuar në gjendje të rëndë në klinikë.
Pacienti mashkull nga Podujeva me inicinale A.Sh. (1979) kishte qenë i prekur nga virusi dy javë para se të shtrihej në klinikë. Ramadani ka thënë se i njëjti ka qenë në terapi prej më shumë se 10 vitesh për trajtimin e depresionit, shkruan Gazeta Shneta.
Qiproja nuk e dorëzon mjekun izraelit që u dënua në Kosovë për trafikim organesh
“Ka qenë me virus me influencë të tipit A dhe i është bërë intubimi, pasi pacienti ka shënuar insuficiencë akute respiratore me ndryshime të mëdha në mushkëri. Pacienti është futur në terapi intensive dhe në vazhdimësi është përcjellë gjendja e tij nga infektologë, kardiolog, anesteziologë, etj. Përndryshe pacienti ka qenë poashtu i palëvizshëm në anën e djathtë të trupit. Fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë më datën 22 janar në ora tetë të mëngjesit”, ka deklaruar Ramadani.
Edhe pacientja nga Gjilani me iniciale H.M. (1978) është pranuar në gjendje të rëndë më datën 17.01. “Siç shihet në rëntgen ana e djathtë e mushkërisë ka qenë pothuajse jashtë funksionit. Pacientja normalisht është intubuar në klinikën tonë. Është vërtetuar se ka qenë e prekur nga virusi me influencë A. Pacientja po ashtu ka pasur probleme serioze më shëndetin edhe më herët. Para disa vitesh ka vendosur stenta në zemër dhe vazhdimisht është përcjellë gjendja e saj nga kardiologët”, ka thënë Ramadani.
Ramadani ka deklaruar se nga janari i vitit 2018 deri më sot kanë qenë 267 pacientë të sëmurë me virusin e rëndë, ndërsa 6 prej tyre kanë ndërruar jetë. Mjeku ka thënë se këto shifra nuk janë alarmante pasi përqindja e vdekjes së pacientëve është në nivel me rajonin.
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale