Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me drejtorin e IKSHPK-së, Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe drejtuesit e Inspektoratit Shëndetësorë dhe atij Sanitar (AUVK) kanë mbajtur konferencë për media, shkruan arbresh.info.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani ka deklaruar se nëse qytetarët nuk respektojnë masat kundër covid-19, do të rekomandojnë Ministrinë e Shëndetësisë që t’i rikthejnë masat.
“Kemi situatën nën kontrolle, ky sukses është i jashtëzakonshme. Lehtësimi i masave, festat, kanë bëre që të rritet e lëvizja që kanë bërë që të rriten rastet në 6 komuna. Të gjitha këto janë si rezultat i mosrespektimit të masave. Shpresojmë që edhe këtë javë ta kalojmë pa pasoja ose me pasoja më të lehta. Virusi akoma është në mesin tonë, mbahuni masave. Me lehtësimin e masave kemi dëshmuar se mund të menaxhojmë mirë situatën. I lus qytetarët të mos neglizhojë virusin, përndryshe i rikthehemi masave për parandalimin e virusit”, tha Ramadani/arbresh.info/
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon