Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) Rashit Qalaj në kuadër të agjendës së tij, mbajti një takim zyrtar me stafin menagjerial të Policisë së Kosovës në DPP, duke përfshirë drejtorët e departamenteve, divizioneve si dhe drejtorët rajonal.
Qëllimi i këtij takimi ishte i një rëndësie të veçantë, ku drejtori Qalaj kërkoi nga menagjmenti policor realizimin e objektivave strategjike të cilat dalin nga Plani
Zhvillimor Strategjik i Policisë së Kosovës, menaxhimin sa më efikas policor, e në veçanti u potencuan dhe njëherit u kërkua në vazhdimësi ngritja e performances dhe integritetit policor.
U diskutuan edhe çështjet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarit, bashkëpunimin dhe takimet me komunitetin, luftën kundër korrupsionit, sigurinë në trafik, parandalimin e veprave kriminale si vjedhjet, grabitjet, drogat etj, duke kërkuar që të punohet dhe angazhohen edhe më shumë që të krijohet një klimë edhe më e qetë dhe më e sigurt për të gjithë qytetarët, e që kontribuon edhe në sigurinë e përgjithshme të vendit.
Drejtori Qalaj, theksoi se përmes vlerësimit të performancës së zyrtarëve policor, përmes menaxhimit sa më efikas të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike, mund të arrihen rezultate edhe më pozitive në shumë sfera policore.
Takimi rezultoi me zotimin për angazhime shtesë nga të gjithë të pranishmit, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe vendit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...