Google ADS

Drejtori i Gastroenterologjisë thotë se ka gjilpëra, në intervistë e tha të kundërtën

11:16 | 4 Shkurt 2018
Arbresh.info

Drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, Zaim Gashi, ka reaguar pas botimit të intervistës në portalin Arbresh.info. Gashi ka thënë se në të kaluar nuk kanë pasur fond të klinikës dhe sipas tij, tash MSH-ja ka marr hapa konkret.

“Por me duhet te ju demantoj për gjilpëra se nuk ka. Por ne te kaluarën nuk kishim mundësi për fond te klinikes vetanak por se instancat e tashme, drejtoria dhe MSH kane marre hapa konkret për këtë si dhe furnizimin sa me te shpejte me aparature. Kjo është tashme e prekshme dhe reale. Nuk mundet te gjindet nje njeri i cili nuk do ti pranonte perpjekjet e Drejtorit te Pergjithshem dhe MSh tani per hapat konkret qe jane duke i ndermarre ne keto gjera.

Luteni ta botoni këtë reagim timin”, ka shkruar Gashi në një mesazhi të dërguar në redaksi.

Por Arbresh.info ka për detyrë që t’i sqarojë lexuesit dhe po ashtu drejtorin e Klinikës Dr Zaim Gashin, se ne si medium nuk e kemi bërë asnjë ndërhyrje. E kemi transmetuar intervistë pa asnjë ndërhyrje dhe prapë po e përsërisim atë që është thënë nga Dr.Gashi kur është pyetur se sa është fondi në këtë klinikë. “Fondi jonë është zero, ne në disa raste kemi edhe mungesë të shiringave, mungesë të gjilpërave të cilat krejt, munden të kushtojnë nga 10 cent , 50 cent e 1 euro, por si klinikë nuk kemi dhe nuk jemi në gjendje t’iu sigurojmë pacientëve”, ka thënë Gashi.

Për më shumë mund ta shihni intervistën ku e thotë saktë nga minuta e 1:10:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme