Google ADS

Drejtori i DSHMS-së, Samir Mustafa ka vizituar stafin e QKMF-së në Rahovec, QMF- së në Ratkoc dhe Krushë të Madhe

11:30 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Rahovec, Samir Mustafa , gjatë ditës së djeshme së bashku me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Nënkryetarin, Fatmir Iska kanë vizituar stafin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec, QMF-ës në Ratkoc dhe Krushë të Madhe.

Mustafa nga stafi mjekësor i këtyre qendrave, është njoftuar për gjendjen aktuale, përkatësisht për punën që po bëhet aty si dhe u njoftua se për fat të mirë ende nuk ka asnjë të prekur e as të dyshuar për virusin korona, situata është stabile dhe çdo gjë po menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme