Sot, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi së bashku me Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Arsim Tahiri, pritën në takim delegacionin nga Republika e Shqipërisë të përbërë nga Drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Admir Abrija, Drejtori i Shërbimit Sprovues, Ervin Hoxha, Drejtori Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta dhe Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj.
Gjatë takimit u shkëmbyen idetë dhe përvojat më të mira në shumë fusha, si në fushën e trajtimit të të burgosurve, fushën e trajnimeve të stafit , fushën e kontrollit të brendshëm dhe në shumë fusha të tjera me rëndësi për të dy palët.
Pas takimit vizituan Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, Qendrën Operative, Njësinë e Intelegjecës dhe Qendrën e Vleresimit.
U dakorduan edhe për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella ekspertësh dhe shkëmbimi i përvojave më të mira për të dyja vendet./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...