Drejtori i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini ka reaguar pas zërave të fundit për përzgjedhjen e drejtorit të RTK-së.
“Lidhur me zhvillimet e fundit dhe tendencat e vazhdueshme për të njollosur punën e Bordit të RTK-së përmes insinuatave të ndryshme, dua të sqaroj se testi me shkrim i ka pasur gjithsej 11 pyetje, që në total shndërrohen në 100 pikë. Pesë nga 11 pyetjet kanë qenë të hapura, të cilat kanë përmbajtur 65 pikë, ka shkruar në facebook.
Postimi i plotë:
Lidhur me zhvillimet e fundit dhe tendencat e vazhdueshme për të njollosur punën e Bordit të RTK-së përmes insinuatave të ndryshme, dua të sqaroj se testi me shkrim i ka pasur gjithsej 11 pyetje, që në total shndërrohen në 100 pikë. Pesë nga 11 pyetjet kanë qenë të hapura, të cilat kanë përmbajtur 65 pikë.
Në kuadër te transparencës dhe për të qenë korrekt me secilin kandidat, monitoruesit dhe opinionin publik, bordi i ka publikuar të gjitha detajet e vlerësimit.
Dallimi në pikë në mes anëtarëve është për faktin se secili anëtar e ka vlerësuar secilin kandidat në mënyrë të pavarur. Dikush nga anëtarët ka mundur ta vlerësojë vetëm përmbajtjen, dikush e ka vlerësuar edhe drejtshkrimin apo renditjen e paragrafëve. Edhe në rastet kur totali i pikëve ka qenë i njëjtë për disa kandidatë, vlerësimi për secilën pyetje përgjithësisht nuk ka qenë i njëjtë. Pra, ka qenë në diskrecion të secilit anëtar për ta vlerësuar dike mbi vlerësimin profesional të tij.
Pavarësisht këtij fakti, nuk ka dallime të mëdha në rezultatet finale, sepse kandidati i parë dhe kandidati i dytë, që kanë dalë më të mirët, dallojnë për 1.3 pikë, ose kandidati i tretë me të katërtin 1.6 pikë.
Si kurrë më parë, aktualisht, është një bord i cili është tërësisht transparent gjatë të gjitha mbledhjeve dhe që lëshon komunikatë pas çdo mbledhje. Është hera e parë që procesi i konkursit për drejtor të përgjithshëm të RTK-së është tërësisht transparent dhe ka prani të monitoruesve të ndryshëm. Pavarësisht këtyre fakteve dhe përpjekjeve për një punë të mirë, Bordi i RTK-së sulmohet në mënyrë të vazhdueshme dhe tendencioze, si asnjëherë më parë. Kjo mdoshta që dikujt nuk i kanë dalë matematikat siç i ka menduar se mund të ndërhyjë në punën e bordit.
Këto metoda nuk kanë dhënë “rezultate” deri më tani e as nuk do të japin kurrë në këtë bord.
Kandidatët duhet ta kuptojnë se poziten e drejtorit nuk mund ta fitojnë përmes takimeve të fshehta me grupe të interesit, përgjërimeve para deputetëve dhe ministrave, por vetëm përmes integritetit, vizionit dhe profesionalizmit, që ata duhet ta tregojnë në intervistë me gojë. Aty do të vlerësohet secili me objektivitet. Aty do të jenë të gjithë monitoruesit që do ta shohin përformancën dhe vlerësimin e secilit kandidat dhe pikët e secilit anëtar./arbresh.info/
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje