Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) që nga 12 marsi ka ndalur të gjitha aktivitet e saj në terren, pas shfaqjes së rasteve të para me Coronavirus në Kosovë.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se pasi vendi është në një situatë të jashtëzakonshme, po funksionojnë më kapacitet të zvogëluara.
Edhe aktivitet biznesore me vendim të Qeverisë janë ndaluar, e kjo sipas tij, do të ketë ndikim te bizneset.
“Ne nga data 12 gjithçka ka ndryshuar te ne në Kosovës sepse kemi një gjendje të jashtëzakonshme dhe gjithë aktivitetet i kemi pezulluar përveç atyre të cilat janë me afat juridik dhe që kërkohet të respektohen ato afate, përndryshe aktivitetet tona në teren janë ndal”.
“Janë ndaluar edhe aktivitet biznesore, përveç ato që kanë të bëjnë me shitje të produkteve ushqimore apo furrat dhe kjo gjë ndikon edhe te stopimi i aktiviteteve biznesor te bizneset, por njëkohësisht sigurisht që do të ndikojë edhe në aspektin e realizimit të hyrave edhe për vet ATK-në”.
Krejt kjo sipas drejtorit të ATK-së, do të ndikojë në mosrealizimin e të hyrave duke bërë që të mospërmbushjet edhe buxheti i planifikuar i shtetit.
“Kjo ndikon edhe në buxhetin e shtetit, mos realizimi i objektivit të të hyrave për ATK-në ndikon edhe në mos përmbushje të mos buxhetit të planifikuar gjithashtu, por ne po vlerësojmë që nuk është një priudhë afatgjate dhe sigurisht që edhe bizneset duhet të bëjnë përpjekje t’i realizojnë planet e tyre”.
Murtezaj i tha EO se do të vazhdojnë me punën e rregullt duke iu përmbajtur planit për grumbullim e të hyrave.
“ATK-ja do të vazhdojmë me punën e rregullt dhe duke bërë gjithnjë përpjekje që t’i përmbahemi planit orientues që kemi për grumbullim të të hyrave, por duhet të bëjmë punën për trajtim të barabartë”.
Pas masave të ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, pati edhe ngritje të çmimeve në sektorë të ndryshëm.
E shkak për këtë, Ministria e Financave dhe Transfereve, javën e kaluar ka obliguar Agjencinë Tatimore të Kosovës (ATK) për mbikëqyrjen e bizneseve, në rast se këto të fundit, kanë rritur çmimet.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka treguar se deri të hënën kanë pranuar 3 119 denoncime nga qytetarët për rritje çmimesh por edhe denoncime të ndryshme tatimore dhe ka treguar se po ashtu se kanë dërguar 135 objekte për gjoba mandatore.
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...