Drejtori i ASK-së: Pritet që popullsia të jetë më pak se në vitin 2011, shkak migrimi e nataliteti

14:43 | 5 Prill 2024
A Z

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se pritet të ketë më pak popullsi se sa në regjistrimin e vitit 2011.

Në konferencën për media para fillimit të daljes së ekipeve në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Kastrati tha do të gjobiten qytetarët nëse nuk regjistrohen.

“Sot fillon zyrtarisht regjistrimi i popullsisë dhe do zgjas deri me 17 maj, detyrë e veçantë është shpërndarja e fletushkave dhe kontakti me secilin familjarë. Nuk presim sfida madhore në aspektin teknik por besoj se do të arrijmë me kohë deri më 17 maj të përfundoje”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket regjistrimit në veri, Kastrati tha se ka një lloj trysnie atje “nga komuniteti serb në katër komunat veriore dhe besojmë se mund të jenë të gatshëm”.

“Të hënën do fillojnë trajnimet, mund të ketë ndonjë bojkotim, por ne do ecim me regjistrim dhe ASK do t’i mbështet në aspektin logjistik”, u shpreh tutje Kastrati.

“Për shkak të natalitetit dhe migrimit, pritet që në Kosovë të ketë më pak popullsi se sa regjistrimi i vitit 2011. Regjistrimi i popullsisë do të mbahet çdo ditë, përpos ditën e hënë që do të jetë ditë pushimi. Pra është obligim ligjor, mos të jetë zgjedhje dëshirë. Penaltia do të jetë deri në 10 mijë euro”, u shpreh ai./eo

Të ngjashme