Naser Gega Drejtor i Arsimit në Pejë ka folur lidhur me rastin e fundit që ka ndodhur në Festën e Abetares në Pejë, duke e quajtur “një komedi e bukur e mediave”.
“Ka qenë një komedi e bukur e mediave, së shpejti do të dalë me një deklarat ku do të shihni realitetin se çfarë ka ndodhur aty realisht”, tha ai.
Sipas tij kjo nuk ka të bëjë me realitetin apo me asgjë tjetër, dhe kjo nga mediat ka qenë tendencioze.
“Nuk ka të bëjë me realitetin dhe me asgjë tjeter, ajo që është prezentu nga media ka qenë tendecioze, dhe me natyën e tyre që të paraqesin diçka negative”, tha Gega.
Rikujtojmë se në Festën e Abetares në Pejë u raportua se është bërë diskrimin ndaj fëmijëve të komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian, duke i ndarë në një pjesë të veçantë ndaj nxënësve shqiptar dhe larg nga aktiviteti që po zhvillohej, duke i’a humbur të drejtën atyre të ishin pjesë e aktiviteteve të realizuara nga ky manifestim./arbresh.info/
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...