Drejtori i AKI-së raporton sot në komision lidhur me hapjen e kasafortës në Presidencë

08:04 | 9 Dhjetor 2020
V. S.

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kreshnik Gashi pritet sot të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, duke filluar nga ora 10:00, lidhur me hapjen e kasafortës më 6 nëntor në Zyrën e Presidencës.

Për këtë rast, U.D. e Presidentit, Vjosa Osmani e kishte denoncuar në Prokurori këtë ndërhyrje të AKI-së.

Më 6 nëntor 2020, sekretari i zyrës së Presidencës, fillimisht e kishte njoftuar stafin e U.D. Presidentit se EULEX-i do të bastis zyrat e Presidencë, por pasi Osmani e kishte kontaktuar ELEUX-in, ata e kanë mohuar se një gjë e tillë do të ndodhë, pasi nuk kishte urdhër për bastisje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme