Kreshnik Gashi ende nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti për të ‘liruar’ pozitën e shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar përgjigje nga AKI-ja nëse drejtori i këtij institucioni do të pranojë kërkesën për lirim të detyrës, por nuk ka marrë përgjigje deri në kohën e publikimit të këtij shkrimi.
Sipas ligjit në fuqi, emërimi dhe shkarkimi i drejtorit të AKI-së, bëhet bashkërisht nga presidenti dhe kryeministri.
Në njoftimin e 17 dhjetorit, thuhet se kryeministri Avdullah Hoti i ka kërkuar udhëheqësit të Inteligjencës që të ‘lirojë’ pozitën.
Në Presidencë nuk u përgjigjën se a do të ketë vendim shtesë për shkarkimin e kreut të AKI-së, nëse ai nuk e liron detyrën, siç i është kërkuar nga kryeministri, mbështetur edhe nga zyra e Presidentit.
As në Qeverinë e Kosovës nuk japin detaje shtesë për arsyet e kësaj kërkese, por zyrtarë të lartë kanë thënë se ‘arsyeja mund të gjendet lehtësisht, te ligji për AKI-në, në pjesën për aktivitetet që nuk i lejohen AKI-së”.
E në këtë ligj, në nenin 3, ku radhiten “Funksionet e ndaluara të AKI-së”, përcaktohet se AKI nuk ka funksione ekzekutive. Në këtë mënyrë, AKI nuk ka: të drejtën të përdorë forcë direkte apo indirekte.
Ky nen ndërlidhet me veprimin tashmë të konfirmuar në Presidencë, ku zyrtarë të AKI-së kanë tentuar të hapin kasafortën e sigurisë, e cila përmban dokumente konfidenciale për presidentin. Ngjarja ka ndodhur më 5 nëntor, në ditën kur Vjosa Osmani ka marrë detyrën e ushtrueses së detyrës, pasi ish-presidenti Hashim Thaçi, dha dorëheqje dhe udhëtoi për në Hagë ku është duke u përballur me aktakuzën për krime lufte.
Në një debat televiziv të enjten, ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, që mban pozitën e sekretarit të zyrës së Presidentit, ka konfirmuar se AKI-ja e ka ndërmarrë këtë veprim, sepse ‘kjo kasafortë është në pronësi të Agjencisë’, dhe se një gjë e tillë është bërë në prani të Faton Pecit, shefit të stafit të ushtrueses së detyrës së presidentit të Republikës.
Por, Faton Peci e ka mohuar një gjë të tillë, pasi sipas tij, Gashi e kishte njoftuar atë se ‘në Presidencë do të bëhej një bastisje nga EULEX-i”.
E gjithë kjo histori ka rezultuar me kërkesën e kryeministrit Hoti, e cila është mbështetur edhe nga ushtruesja e detyres së presidentit.
Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentit të Republikës, Vjosa Osmani, ka pezulluar me 15 dhjetor nga detyra, sekretarin e zyrës së presidenit Driton Gashin, me dyshimet për shkelje të rëndë të detyrave të punës.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua