Në një konferencë për media ish drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë Arben Vitia thotë se mbrëmë nga televizionet e kanë marrë lajmin se LVV është larguara nga Qeverisja e Prishtinës.
” Puna e mirë në shëndetsi nuk ish bërë pa këmbënguljen e LVV-së dhe ne nuk kemi komente dhe nuk dimë asgjë për vendimin e tij.Kryetari nuk është munduar që as për 5 minuta të na thërras dhe të na tregoj për vendimin e tij. Ai edhe largimin e tonë e ka bërë përmes Facebook-ut, dhe nuk është çudi që edhe shkarkimin tonë e ka bërë përmes televizionit”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Tutje ai ka shtuar se ka muaj që kryetari i ka neglizhuar këta drejtor dhe kjo atyre ju ka lënë që të mendojnë se do të ndodh një gjë e tillë.
Ndërsa Nora Kelmendi tha se të gjitha ato që mbrëmë i ka thënë Shpend Ahmeti janë të pavërteta.
“Të përjashtosh LVV-në nga qeverisja tregon se kryetari ka hequr dorë nga premtimet të cilat kanë qenë se bashku me LVV-në”, ka thënë ajo./arbresh.info
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...