Të gjitha shpresat për arritjen e një marrëveshje mes SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës, kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj i ka tek drejtoresha e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken, e cila nesër pritet të vizitojë Kosovën.
Lajmin për vizitën e saj në Kosovë, e ka konfirmuar për arbresh.info vetë Jasharaj, i cili po ashtu tha se gjatë kësaj vizite, Flocken do ta takojë edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
“Krejt çka di është se nesër në Kosovë do të jetë drejtorja e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Evropës. Nga informacionet e para nga ajo, kemi konfirmim se ajo do ketë nesër edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti, por orën nuk e ka precizuar”, tha Jasharaj.
Ai ka shpresa se takimi i saj me Kurtin do të jetë frytdhënës.
“Besoj se nesër do këtë një takim me kryeministrin në emër të Sindikatave të Evropës dhe uroj që ky takim të jetë i frytshëm dhe jo si takimi ynë me humor dhe ironi, deri në nënçmime dhe bullizime”, u shpreh Jasharaj për arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...