Google ADS

Drejtoi veturën nën ndikimin e alkoolit, kundërvajtësit i merret patentë shoferi në Kamenicë

09:31 | 17 Prill 2024
E.G

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer në Gjilan pasiqë i njëjti po voziste veturën në ndikim të alkoolit.

Sipas njoftimit, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh si dhe i është konfiskuar patent shoferi me masë të përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej 3 muajsh dhe 2 pikë negative, shkruan Arbresh.info.

Kontrolli është realizuar në kuadër të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’

“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili drejtonte automjetin me tabela vendore. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetur se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.8 promila.”, thuhet në raportin e policisë.

“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro-ve, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muajsh dhe dy (2) pikë negative.”, njofton policia.

Më tej, policia ka bërë apel që vozitësit të respektojnë normat dhe ligjet e trafikur rrugor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected]  dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme