Google ADS

Drejtoi veturën nën masën mbrojtëse, policia gjobit me 500 euro 23 vjeçarin në Shtime

12:05 | 3 Shtator 2024
E.G

Policia e Kosovës dje ka ndaluar një shofer të moshës 23 vjeçar në rrugën “Isa Boletini” në Shtime, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse.

Sipas policisë, ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë muaj si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti, shkruan Arbresh.info.

“Policët e stacionit në Shtime me datën 02.09.2024, rreth orës 10:50 në rrugën “Isa Boletini” në Shtime kanë ndaluar shoferin A.L (M/K) i moshës 23 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.”, thuhet tutje.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.

Tutje, policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme