Google ADS

Drejtoi veturën në ndikim të alkoolit, gjobitet me 500 euro ferizajasi

13:19 | 11 Maj 2024
K.B

Policia e Kosovës njofton se ka gjobitur një person në Ferizaj pasi ka drejtuar veturën në ndikim të alkoolit.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Policia e stacionit në Ferizaj më 10.05.2024 rreth orës 04:15 në rrugën “Reçaku ” në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.A (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku rezultoi 0.85 promila dhe nën masën mbrojtëse.

Sipas policisë me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, 5 pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për 6 muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme